Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 70 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 70 nga 83 • Shqip


لِيُنْذِرَ مَنْ كَانَ حَيًّا وَيَحِقَّ الْقَوْلُ عَلَى الْكَافِرِينَ 70
Përkthim:
për ta paralajmëruar atë që është i gjallë (i mençur), dhe për t’u realizuar fjala (dënimi) ndaj mohuesve. Ja-Sin 36:70
Tefsiri:

Për të paralajmëruar këdo që është i gjallë -

Për të paralajmëruar ata që e kanë zemrën e gjallë dhe të vëmendshme, për të kuptuar e pranuar të vërtetën. Këta janë ata që pastrohen me Shpalljen dhe përfitojnë prej saj. Atyre ua shton diturinë dhe i bën që të punojnë me të. Kur'ani, për këto lloj zemrash, është si ai shiu që zbret në një tokë pjellore dhe të pastër, që jep jetë dhe fryte të shumta.

dhe që të përmbushet fjala e Tij për jobesimtarët. -

Kështu do të veprohet me mohuesit. Dënimi për ta do të jetë i pakthyeshëm, sepse ata nuk kanë më justifikim para Zotit. Pas shpalljes së Kur'anit, atyre iu këput çdo mundësi justifikimi për mosbesimin e tyre, kur të dalin para Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 69 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 71