Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 36 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 36 nga 182 • Shqip


وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُو آلِهَتِنَا لِشَاعِرٍ مَجْنُونٍ 36
Përkthim:
dhe thonin (Mekkasit): “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?” Es-Saffat 37:36
Tefsiri:

Dhe thoshin: “Mos vallë do t’i braktisim zotat tanë për një poet të çmendur?” -

Si mund të braktisim idhujt, që ne i kemi adhuruar prej kaq kohësh, ashtu si paraardhësit tanë, për hir të fjalës së një "poeti të çmendur"? Kështu e fyenin Muhamedin (a.s). Nuk u mjaftoi që refuzonin ftesën e Zotit, por edhe fyen Profetin e Zotit. Allahu i shëmtoftë! E quajnë poet dhe të çmendur, edhe pse e dinin mirë se ai nuk kishte asnjë lidhje me poetët dhe poezinë. Ata e dinin mirë se ai ishte më i logjikshmi dhe më i mençuri në mendimet e tij. Duke hedhur poshtë fjalët dhe shpifjet e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 35 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 37