Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 37 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 37 nga 182 • Shqip


بَلْ جَاءَ بِالْحَقِّ وَصَدَّقَ الْمُرْسَلِينَ 37
Përkthim:
Jo, (ai nuk është poet), por ai e ka sjellë të Vërtetën dhe i ka vërtetuar pejgamberët e mëparshëm, Es-Saffat 37:37
Tefsiri:

Jo! Por, ai u solli të Vërtetën

(e sigurt)

dhe ai vërtetëson Mesazhin e të dërguarve

(para tij). - Muhamedi solli të vërtetën e sigurt. Ai është me të vërtetë profet besnik i Zotit dhe ajo që ai solli është e vërteta e sigurt prej Zotit. Ai është, gjithashtu, edhe vërtetues i besnikërisë së profetëve të shkuar. Ardhja e tij është përmbushje e profetësive të tyre. Nëse ai nuk do të vinte, profetësitë e tyre nuk do të quheshin të përmbushura, e kjo do të cenonte vërtetësinë e tyre. Kështu, në njëfarë mënyre, ardhja e Muhamedit konsiderohet si mrekulli dhe profeci e përmbushur e profetëve të shkuar, sepse ata njoftuan dhe përgëzuan njerëzit për ardhjen e tij. Madje, Allahu i Madhëruar ka marrë besën dhe premtimin e të gjithë profetëve se, nëse do t'u vinte ky profet, do ta ndihmonin dhe besonin atë, e po kështu u mori premtimin edhe popujve të tyre. Kur ky profet erdhi në botë, doli qartë vërtetësia e profecive dhe e profetëve, nga njëra anë, dhe mashtrimi e refuzimi i padrejtë i së vërtetës nga ata që nuk e pranuan këtë profet. Ky profet solli një ligj të mrekullueshëm e në përputhje me të gjitha ligjet që sollën profetët e tjerë. Edhe ai i ftoi njerëzit në të njëjtat gjëra që i ftuan profetët e tjerë. Gjithashtu, ai i besoi dhe dëshmoi për vërtetësinë e gjithë shpalljeve që iu dhanë profetëve të tjerë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 36 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 38