Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 38 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 38 nga 182 • Shqip


إِنَّكُمْ لَذَائِقُو الْعَذَابِ الْأَلِيمِ 38
Përkthim:
e, me të vërtetë, ju do ta shijoni dënimin e dhembshëm, - Es-Saffat 37:38
Tefsiri:

Dhe ju keni për të shijuar, Dënimin më të Ashpër. -

Mohuesit në zjarr thonë: "...dhe ne duhet të shijojmë dënimin (e merituar)." Kjo fjalë mund të lërë hapësirë të kuptohet se mund të shpresohet edhe që të mos ndodhë ky dënim. Por Allahu sjell një fjalë tjetër, që e qartëson të vërtetën dhe që nuk lë as më të voglin dyshim apo ndonjë shpresë të kotë. Ai tha: "Dhe ju keni për të shijuar, Dënimin më të Ashpër." Pra, patjetër që do të shijoni dënimin e dhimbshëm dhe të rëndë, e për këtë të jeni të bindur!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 37 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 39