Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 5 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 5 nga 182 • Shqip


رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَرَبُّ الْمَشَارِقِ 5
Përkthim:
Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çka gjendet mes tyre dhe Zot i lindjes (i verës dhe dimërit)! Es-Saffat 37:5
Tefsiri:

Zoti i qiejve dhe i Tokës e çfarë ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve. -

Ai është Krijuesi i të gjitha krijesave, Furnizuesi i tyre, Ai që kujdeset, administron dhe rregullon çështjet e tyre. Ashtu sikurse Ai nuk ka shokë, ndihmës e partnerë në rububijen e Tij mbi këto krijesa, ashtu nuk ka shokë edhe në uluhijen e Tij. Shumë herë në Kur'an, Allahu i Madhëruar sjell si argument për uluhijen e Tij faktin që Ai është i vetëm në rububijen e Tij, sepse ky fakt është një tregues i fortë për të. Aq më tepër që edhe idhujtarët e pranonin dhe e pohonin teuhidin rububije, edhe pse i bënin shirk në uluhije. Për këtë arsye, Ai u sjell atë që e pranojnë, pra, teuhidin rububije, për të argumentuar rreth asaj që ata e mohojnë dhe nuk e pranojnë, domethënë, teuhidin në uluhije. Allahu i Madhëruar përmend vetëm lindjet, sepse ato tregojnë edhe për perëndimin, ose sepse bën fjalë për lindjen e yjeve, që do t'i përmendë më pas.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 4 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 6