Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 6 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 6 nga 182 • Shqip


إِنَّا زَيَّنَّا السَّمَاءَ الدُّنْيَا بِزِينَةٍ الْكَوَاكِبِ 6
Përkthim:
Me të vërtetë, Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve, Es-Saffat 37:6
Tefsiri:

Vërtet, Ne e kemi stolisur qiellin më të ulët

(të Dunjasë)

me bukurinë e yjeve. -

Allahu i Madhëruar përmend dy dobi të yjeve. Së pari, ato shërbejnë si zbukuruese të qiellit. Mendoje si do të ishte një qiell i zi, bosh nga këto yje aq të bukura. Ai do të ishte i errët dhe i frikshëm. Por Allahu i vendosi yjet, që të ndriçohet qielli dhe të duket me pamje madhështore, por edhe që të shërbejë si udhërrëfyes për udhëtarët e natës, në det dhe në tokë, që ata të arrijnë mirësitë dhe begatitë e Tij. Së dyti, Allahu i Madhëruar i bëri ata si rojtarë dhe gjuajtës të shejtanëve të rebeluar dhe të mallkuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 5 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 7