Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 86 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 86 nga 182 • Shqip


أَئِفْكًا آلِهَةً دُونَ اللَّهِ تُرِيدُونَ 86
Përkthim:
Vallë, a dëshironi hyjni të rrejshme në vend të Allahut? Es-Saffat 37:86
Tefsiri:

“Vallë, në vend të Allahut po merrni zota të trilluar? Atëherë, çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?" -

Si po ja lejoni vetes të adhuroni idhuj, që janë veçse mashtrim dhe nuk vlejnë aspak për t’u adhuruar?! Çfarë mendoni se do të bëjë me ju Zoti i botëve, kur ju adhuroni diçka tjetër veç Tij?! Ky qe një paralajmërim për ndëshkim, nëse ata vazhdonin me idhujtari. Çfarë mangësie vërejtët në Zotin e botëve, që devijuat dhe gjetët idhuj për t'i adhuruar? Më pas, Ibrahimi (a.s) planifikoi të thyente idhujt e tyre, sapo t'i krijohej mundësia për këtë. Kështu, ai shfrytëzoi rastin kur ata ishin të pavëmendshëm, sepse po merreshin me një festë të tyre. Kur i kërkuan që të dilte edhe ai me ta, Ibrahimi (a.s.) tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 85 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 87