Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 87 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 87 nga 182 • Shqip


فَمَا ظَنُّكُمْ بِرَبِّ الْعَالَمِينَ 87
Përkthim:
E çka mendoni ju për Zotin e gjithësisë?” Es-Saffat 37:87
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Es-Saffat 37:86

“Vallë, në vend të Allahut po merrni zota të trilluar? Atëherë, çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?" -

Si po ja lejoni vetes të adhuroni idhuj, që janë veçse mashtrim dhe nuk vlejnë aspak për t’u adhuruar?! Çfarë mendoni se do të bëjë me ju Zoti i botëve, kur ju adhuroni diçka tjetër veç Tij?! Ky qe një paralajmërim për ndëshkim, nëse ata vazhdonin me idhujtari. Çfarë mangësie vërejtët në Zotin e botëve, që devijuat dhe gjetët idhuj për t'i adhuruar? Më pas, Ibrahimi (a.s) planifikoi të thyente idhujt e tyre, sapo t'i krijohej mundësia për këtë. Kështu, ai shfrytëzoi rastin kur ata ishin të pavëmendshëm, sepse po merreshin me një festë të tyre. Kur i kërkuan që të dilte edhe ai me ta, Ibrahimi (a.s.) tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 86 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 88