Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 19 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 19 nga 88 • Shqip


وَالطَّيْرَ مَحْشُورَةً ۖ كُلٌّ لَهُ أَوَّابٌ 19
Përkthim:
si dhe zogjët e tubuar. Të gjitha i drejtoheshin Atij (luteshin në Te). Sad 38:19
Tefsiri:

Edhe shpendët mblidheshin tufë dhe të gjithë, së bashku me të

(Daudin)

i drejtoheshin Allahut

(me lavdërime e madhërime). - Po kështu, ia nënshtroi edhe zogjtë, që të grumbulloheshin me të dhe të gjithë së bashku adhuronin Zotin, duke iu përgjigjur fjalës së Tij. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: "Ne i dhamë Davudit një dhunti të madhe nga ana Jonë: “O male dhe shpendë! Thurni lavde (për Allahun) së bashku me të (me Daudin)!” [Sebe'e 10]. Këto ishin disa nga mirësitë që Allahu i kishte dhënë atij në lidhje me adhurimet ndaj Tij. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend mirësitë që i bëri, duke i dhuruar pushtet dhe mbretërim të madh:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 18 E ardhshme Sad • Ajet 20