Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 20 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 20 nga 88 • Shqip


وَشَدَدْنَا مُلْكَهُ وَآتَيْنَاهُ الْحِكْمَةَ وَفَصْلَ الْخِطَابِ 20
Përkthim:
Dhe, Ne, ia kemi forcuar pushtetin e tij dhe i kemi dhënë mençuri dhe dijeni për të gjykuar. Sad 38:20
Tefsiri:

Ne e forcuam sundimin e tij dhe i dhamë urtësinë dhe drejtësi në gjykim. -

E fuqizuam atë me mjete, ushtri dhe mbështetës. Kështu e fuqizoi Zoti mbretërimin e tij. Pasi na tregoi për mirësinë e diturisë që i dhuroi, Ai thotë: "… i dhamë urtësinë dhe drejtësi në gjykim." Urtësia që është përmendur këtu është profetësia dhe dituria e madhe. Ndërsa në lidhje me "drejtësinë në gjykim", këtu bëhet fjalë për gjykimin me urtësi e drejtësi mes njerëzve dhe zgjidhja me mençuri e mosmarrëveshjeve të tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 19 E ardhshme Sad • Ajet 21