A të ka mbërritur Historia e dy kundërshtarëve? Ja, ata u ngjitën fshehurazi në dhomën e tij
(Daudit)të lutjeve. Kur ata hynë tek Dauudi, ai u frikësua prej tyre. Por ata i thanë: “Mos ki frikë! -
Ata nuk hynë nga porta dhe për këtë arsye e befasuan Daudin, madje ai u tremb prej tyre. Por ata i thanë: “Ne jemi dy palë kundërshtare,” që kërkojmë gjykimin tënd për drejtësi, ndaj mos u tremb.Ne jemi dy palë kundërshtare. Njëri
(nga ne)i ka bërë padrejtësi tjetrit. -
Ne po të parashtrojmë ty një çështje padrejtësie që të gjykosh mes nesh.Prandaj ti gjyko mes nesh me drejtësi e mos devijo
(nga e drejta)! - Gjyko mes nesh me drejtësi dhe mos mbaj anën e askujt.Dhe na udhëzo në rrugë të drejtë!” -
Nga kjo kuptojmë se të dyja palët po kërkonin të vërtetën e qartë, pa asnjë devijim. Duke qenë se ata po të kërkonin gjykimin e drejtë, nga kjo mund të kuptohet se ata do ta tregonin versionin e tyre saktësisht, pa shtrembërime. Vëreni me kujdes, kur thonë: "gjyko mes nesh me drejtësi e mos devijo (nga e drejta)!" Në fakt, të tilla fjalë mund ta nervozojnë një gjykatës. Por Daudi (a.s) nuk u zemërua dhe as nuk i qortoi për vrazhdësinë e tyre. Njëri prej tyre tha: