Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 25 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 25 nga 88 • Shqip


فَغَفَرْنَا لَهُ ذَٰلِكَ ۖ وَإِنَّ لَهُ عِنْدَنَا لَزُلْفَىٰ وَحُسْنَ مَآبٍ 25
Përkthim:
Pastaj, Ne këtë ia falëm atij, e ati te Na, ka një pozitë të veçantë dhe një kthim të mirë (në jetën tjetër). Sad 38:25
Tefsiri:

Ne ia falëm atë

(gabim). - Zoti ia fali atë që bëri dhe e nderoi me shumë të mira. Ai thotë:

Dhe ai është tek Ne nga më të afruarit dhe ka një fund

(e shpërblim)

të mirë. -

Ka një gradë të lartë dhe afërsi tek Ne. Gjithashtu, ai do të ketë një përfundim të mirë, një vend të mirë, kur të kthehet tek Ne. Për sa i përket gabimit që bëri Daudi (a.s) Allahu i Madhëruar nuk na i ka treguar, sepse është e panevojshme. Kësisoj, çdo përpjekje për të gjetur çfarë gabimi ishte, është e tepruar dhe e pavend. Dobia nga kjo histori është ajo që Allahu i Madhëruar na tregoi, siç ishte mirësia që i dhuroi i Daudit (a.s) kur i mundësoi që të pendohej dhe që ia pranoi pendimin dhe kërkimin e faljes. Ai ia ngriti pozitën Daudit, saqë pas pendimit, ai u bë më i mirë dhe më i nderuar sesa para gabimit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 24 E ardhshme Sad • Ajet 26