O Daud! Ne të kemi bërë sundimtar në tokë. -
Që të gjykosh me drejtësi çështjet fetare dhe çështjet e zakonshme të dynjasë.Prandaj, gjyko me drejtësi mes njerëzve -
Gjyko mes tyre me drejtësi dhe barazi. Kjo është e mundur veçse nëpërmjet diturisë së domosdoshme fetare, diturisë rreth realitetit dhe duke pasur fuqi për ta nxjerrë në pah të vërtetën dhe për ta vënë në vend atë.dhe mos u shko pas dëshirave
(të padrejta)e kështu të devijosh prej rrugës së Allahut! -
Kurrë mos e paso epshin, që ai të të bëjë që të anosh padrejtësisht nga i afërmi, miku apo i dashuri, ose të ndikohesh nga urrejtja për tjetrin, sepse kështu do të devijosh prej rrugës së Allahut, që është rruga e drejtë.Ata që largohen nga rruga e Allahut i pret një dënim i rëndë, për shkak se harrojnë Ditën e Llogarisë. -
Ky është shkaku që njerëzit bien në gjynah dhe i largohen të drejtës, sepse nëse do ta kujtonin vazhdimisht Ditën e llogarisë, frika do t'ua mbushte zemrën dhe kurrë nuk do të anonin nga dëshirat devijuese.