Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 66 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 66 nga 88 • Shqip


رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا الْعَزِيزُ الْغَفَّارُ 66
Përkthim:
Zotit të qiejve e të Tokës dhe të asaj që gjendet midis tyre, të Plotëfuqishmit, Falësit”. Sad 38:66
Tefsiri:

Zoti i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç'ka mes tyre, Ngadhënjimtari, Falësi i Madh”. -

Ai është i Vetmi Krijues, Kujdestar dhe Rregulluesi i çdo çështjeje, që kujdeset me të gjitha mënyrat. Ai është Krenari e Ngadhënjimtari, që e ka gjithë fuqinë në dorën e Tij. Me këtë fuqi dhe pushtet, Allahu krijoi të gjitha krijesat madhështore. Allahu është Falësi i Madh i të gjitha gjynaheve, të vogla a të mëdha qofshin, për të gjithë ata që pendohen dhe largohen nga këto gjynahe. Allahu është Ai që duhet me gjithë shpirt dhe që e meriton të adhurohet, e jo ata që nuk mund të krijojnë, të furnizojnë, që nuk mund të sjellin dëm apo dobi dhe që nuk kanë në dorë asnjë çështje. Ata nuk kanë në dorë as faljen e gjynaheve dhe as pranimin e pendimit. Të gjitha këto janë në dorë të Allahut.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 65 E ardhshme Sad • Ajet 67