Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 67 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 67 nga 88 • Shqip


قُلْ هُوَ نَبَأٌ عَظِيمٌ 67
Përkthim:
Thuaj: “Ky (Kur’ani) është lajm i madh, Sad 38:67
Tefsiri:

Thuaj: “Ky

(Kur’ani)

është një Lajm i madh” -

Këto janë fjalë që shërbejnë si frikësim dhe paralajmërim për ta. Ato duhet të bëjnë që ata të zgjohen dhe të marrin masat, që të ruhen. Allahu thotë: “Ky (Kur’ani) është një Lajm i madh” Kjo përfshin të gjitha lajmet për ringjalljen dhe tubimin para Zotit, për llogarinë me drejtësi dhe shpërblimin e ndëshkimin sipas punëve. Këto janë lajme shumë të mëdha dhe të rëndësishme. Ato duan përkushtim të madh dhe shumë serioz, që të përgatitesh. Këto lajme kurrsesi nuk duhen shpërfillur apo të lihen në harresë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 66 E ardhshme Sad • Ajet 68