Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 12 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 12 nga 75 • Shqip


وَأُمِرْتُ لِأَنْ أَكُونَ أَوَّلَ الْمُسْلِمِينَ 12
Përkthim:
dhe më është urdhëruar që të bëhem musliman i parë. Ez-Zumer 39:12
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Ez-Zumer 39:11

Thuaj: “Unë jam urdhëruar ta adhuroj Allahun, me përkushtim të sinqertë. Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!” -

Thuaju njerëzve, o Profet: “Unë jam urdhëruar ta adhuroj Allahun, me përkushtim të sinqertë.” (Ky është urdhri që e mori që në fillim të sures, kur Allahu i Madhëruar tha: "Adhuroje Allahun, duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!”) Unë jam ftuesi për në udhën e drejtë dhe, si i tillë, duhet të jem i pari që i zbaton dhe përmbush ato për të cilat urdhëron dhe udhëzon të tjerët. Unë duhet të jem i pari që i është dorëzuar Allahut tërësisht. Kjo është diçka që patjetër duhet të përmbushet nga Muhamedi dhe të gjithë ata që pretendojnë se e pasojnë rrugën e tij. Kështu, ata duhet të plotësojnë Islamin në veprat e tyre të shfaqura haptas, si edhe duhet të kenë sinqeritetin e plotë për Allahun, qoftë në veprat e shfaqura, qoftë në ato që bëhen fshehtas.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 11 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 13