Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 11 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 11 nga 75 • Shqip


قُلْ إِنِّي أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ 11
Përkthim:
Thuaj: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj Perëndinë dhe ndaj Tij të jem i sinqertë në besim, Ez-Zumer 39:11
Tefsiri:

Thuaj: “Unë jam urdhëruar ta adhuroj Allahun, me përkushtim të sinqertë. Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!” -

Thuaju njerëzve, o Profet: “Unë jam urdhëruar ta adhuroj Allahun, me përkushtim të sinqertë.” (Ky është urdhri që e mori që në fillim të sures, kur Allahu i Madhëruar tha: "Adhuroje Allahun, duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!”) Unë jam ftuesi për në udhën e drejtë dhe, si i tillë, duhet të jem i pari që i zbaton dhe përmbush ato për të cilat urdhëron dhe udhëzon të tjerët. Unë duhet të jem i pari që i është dorëzuar Allahut tërësisht. Kjo është diçka që patjetër duhet të përmbushet nga Muhamedi dhe të gjithë ata që pretendojnë se e pasojnë rrugën e tij. Kështu, ata duhet të plotësojnë Islamin në veprat e tyre të shfaqura haptas, si edhe duhet të kenë sinqeritetin e plotë për Allahun, qoftë në veprat e shfaqura, qoftë në ato që bëhen fshehtas.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 10 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 12