Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 15 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 15 nga 75 • Shqip


فَاعْبُدُوا مَا شِئْتُمْ مِنْ دُونِهِ ۗ قُلْ إِنَّ الْخَاسِرِينَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنْفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ أَلَا ذَٰلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ 15
Përkthim:
e ju adhuroni, përveç Perëndisë, kë të doni!” Thuaj: “Me të vërtetë, do të jenë në humbje ata që kanë humbur veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kijametit. Ka, kjo është humbje e madhe!” Ez-Zumer 39:15
Tefsiri:

“Kurse ju, adhuroni çfarë të doni përveç Tij!” -

Ju veproni si të doni dhe adhuroni çfarë të doni, se të dështuarit dhe të humburit e vërtetë janë pikërisht ata që humbin veten dhe familjet e tyre në Ditën e Kijametit. Ata e humbin vetveten, sepse e privojnë atë nga shpërblimi i Zotit dhe, me veprat e tyre, meritojnë ndëshkimin e përjetshëm e dëshpërues. Ata do të humbin edhe familjet e tyre, sepse atë ditë do të ndahen nga njëri tjetri dhe dhimbja e tyre do të jetë e papërshkrueshme.

Thuaj: “Të humbur në Ditën e Kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre. Dhe kjo është ajo humbja

(e vërtetë dhe)

e qartë.” -

Nuk ka ndonjë humbje që mund të krahasohet me të, sepse ajo është e vazhdueshme dhe e përjetshme, që kurrë nuk pritet të përfundojë apo të shpresohet ndonjë e mirë pas saj. Nuk ka as përmirësim dhe as shpëtim. Në vijim, Allahu i Madhëruar e shtjellon këtë ndëshkim, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 14 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 16