Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 16 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 16 nga 75 • Shqip


لَهُمْ مِنْ فَوْقِهِمْ ظُلَلٌ مِنَ النَّارِ وَمِنْ تَحْتِهِمْ ظُلَلٌ ۚ ذَٰلِكَ يُخَوِّفُ اللَّهُ بِهِ عِبَادَهُ ۚ يَا عِبَادِ فَاتَّقُونِ 16
Përkthim:
Mbi ta dhe nën ta do të ketë shtresa të zjarrit. Me këtë, Perëndia i frikon robërit e Vet. “O robërit e Mi, ruajuni (dënimit Tim)!” Ez-Zumer 39:16
Tefsiri:

Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe shtresa zjarri nga poshtë. -

Një valë dënimi e madhe do t’i mbulojë nga sipër, si një re e madhe. Po kështu do të kenë dënim edhe nga poshtë.

Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kijeni frikë

(dënimin)!” - Ky ndëshkim dhe përshkrimi i tij është një paralajmërim nga Allahu dhe shprehje e mëshirës së Tij për ne, që të na kthejë në rrugën e Tij, prandaj thotë: “O robërit e Mi, kijeni frikë (dënimin)!” Domethënë, të gjitha këto ndëshkime të banorëve të Zjarrit, Ai na i tregon që të ftojë robërit e Tij të pajisen me devotshmëri dhe të ruhen nga gjithçka që i çon tek ndëshkimi. I lavdëruar qoftë Allahu, që i mëshiron robërit e Tij në çdo gjë dhe ua lehtëson rrugët drejt Tij. Ai i nxit ata që t'i hyjnë këtyre rrugëve. Ai i bën ata të përmallohen për ftesën e Tij dhe t'u qetësohen zemrat. Allahu i ka paralajmëruar dhe kërcënuar që kurrë të mos adhurojnë gjë tjetër veç Tij, duke u sjellë çdo lajm dhe arsye që t'i bëjë të largohen prej rrugëve të humbjes dhe dënimit. Pasi përmendi keqbërësit dhe dënimin që i pret, Allahu i Madhëruar flet për të penduarit e të kthyerit tek Ai me bindje, si edhe shpërblimin që i pret ata. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 15 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 17