Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 17 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 17 nga 75 • Shqip


وَالَّذِينَ اجْتَنَبُوا الطَّاغُوتَ أَنْ يَعْبُدُوهَا وَأَنَابُوا إِلَى اللَّهِ لَهُمُ الْبُشْرَىٰ ۚ فَبَشِّرْ عِبَادِ 17
Përkthim:
Ata që shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen kah Perëndia, për ta ka gëzim. Gëzoi pra (o Muhammed) robërit e Mi, Ez-Zumer 39:17
Tefsiri:

Ata që i largohen

(tagutit)

adhurimit të idhujve ... -

Fjala tagut në këtë kontekst nëkupton adhurimin e çdo gjëje tjetër veç Allahut. Kështu, të zgjedhurit i largohen adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut. Ky është sqarim i detajuar nga Allahu, që është i Urtë dhe i Gjithëditur, për të na treguar se lëvdata shkon veçse për ata të cilët i largohen idhujtarisë dhe adhurimit të çdo gjëje veç Allahut.

dhe kthehen të penduar

(e të bindur)

tek Allahu -

Ata kthehen tek Zoti me adhurime të sinqerta, duke iu dedikuar tërësisht me zbatimin e fesë me sinqeritet vetëm për Të. Të gjitha forcat e tyre drejtohen dhe përqëndrohen në adhurimin e Allahut, Mbretit të Gjithëditur, si Një dhe i Vetëm. Ata largohen nga shirku, gjynahet dhe mosbindja ndaj Zotit. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:

do të kenë një gëzim të madh. -

Askush nuk mund ta përshkruajë apo të dijë madhështinë e këtij përgëzimi dhe çfarë ai përmban, veçse Ai që i nderon me të. Ajeti përfshin të gjitha llojet e përgëzimit, qoftë në dynja qoftë në ahiret. Në këtë jetë, e mira vjen nëpërmjet emrit dhe famës së mirë ndër njerëz, nëpërmjet ëndrrave të mira që ata shohin për veten ose që të tjerët i shohin për ta, nëpërmjet kujdesit të veçantë që Allahu i Madhëruar tregon për ta, kujdes që gjithmonë i ndjek pas dhe i shoqëron ata vazhdimisht. Falë këtij kujdesi, ata e ndiejnë dhe e shohin se Ai dëshiron t’i ndihmojë e t'ua lehtësojë çdo çështje në dynja dhe në ahiret. Në jetën tjetër, atyre u vjen lajmi i mirë që në momentin e vdekjes, pastaj në varr, pastaj në Ditën e Ringjalljes. Përgëzimi më i madh dhe përmbyllës do t'u vijë në momentin kur Zoti Bujar dhe Mëshirëplotë do t'i njoftojë se është i kënaqur prej tyre dhe se kurrë nuk do të zemërohet me ta, por gjithmonë do t'i mbulojë me mirësitë e Tij dhe ata do të jenë përgjithmonë në Xhenet, të sigurt dhe në paqe. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin që t'i përgëzojë duke përmendur edhe ato vepra të tyre, për të cilat e meritojnë përgëzimin:

Përgëzoji, atëherë, robërit e Mi! -

Përgëzoji adhuruesit e Zotit që kanë këto cilësi:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 16 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 18