Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 22 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 22 nga 75 • Shqip


أَفَمَنْ شَرَحَ اللَّهُ صَدْرَهُ لِلْإِسْلَامِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٍ مِنْ رَبِّهِ ۚ فَوَيْلٌ لِلْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمْ مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ ۚ أُولَٰئِكَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ 22
Përkthim:
A thua a është i (njëjtë) ai të cilit Perëndia ia ka hapur zemrën për islamizëm, e ai është në dritën e Zotit të vet...? Mjerë për ata që e kanë zemrën të pandishme kur përmendet Allahu; të tillët janë në humbje të qartë! Ez-Zumer 39:22
Tefsiri:

Ai të cilit Allahu ia ka zgjeruar gjoksin për besimin islam është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. -

Si mund të jenë të njëjtë këto dy lloje njerëzish? I pari është ai që Zoti ia zgjeroi gjoksin për të pranuar Islamin, për të nxënë porositë e ligjet e Zotit dhe për të punuar dhe jetuar sipas tyre. Ai i bën këto duke qenë shumë i qartë dhe i mbuluar nga prehja. Ai e adhuron Allahun duke qenë i qartë dhe i sigurt në çdo gjë që bën. Për këtë tregon fjala e Tij: "... është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet." Ai është i ndriçuar nga Zoti i tij në çdo hap që hedh dhe çdo çast në këtë jetë. Ndërsa ai tjetri nuk i ka këto mirësi dhe nuk e njeh prehjen dhe qetësinë e zemrës, prandaj Zoti thotë:

Mjerë ata që, nga zemërngurtësia e tyre, nuk e përmendin Allahun! -

Ato zemra nuk zbuten dhe as preken kur dëgjojnë Librin e Allahut. Ato nuk marrin mësim kur kujtohen dhe paralajmërohen nga ajetet e Tij. Ato zemra nuk qetësohen kur kujtohet Zoti, madje largohen dhe e refuzojnë me forcë e urrejtje mesazhin që u vjen nga Zoti i tyre. Ata gjejnë prehje vetëm kur merren me diçka tjetër veç Zotit. Këta të mjerë janë të kërcënuar ashpër.

Ata janë në një humbje të qartë. -

Ku ka humbje dhe dëshpërim më të madh sesa i atij që është larguar nga i vetmi Mbrojtës e Ndihmëtar, që kujdeset për gjithçka? Çdo lumturi është e lidhur ngushtë me kthimin dhe afërsinë pranë Zotit dhe përkushtimit ndaj Tij. Këtyre të mjerëve u është ngurtësuar zemra dhe nuk e kujtojnë e përmendin aspak Zotin. Ata i janë dedikuar me gjithë qënien e tyre diçkaje që u sjell veçse dëshpërim e ligësi, që të largon nga Zoti dhe kënaqësia e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 21 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 23