Allahu e shpalli më të mirën Fjalë, - këtë Libër, pjesët e të cilit janë të ngjashme me njëra-tjetrën
(në urtësi e bukuri), dhe që përsëriten herë pas here
(me këshilla e dispozita). - Allahu i Madhëruar na thotë për Librin e Tij se ai është Fjala më e mirë, në mënyrë absolute. Fjala më e mirë është Fjala e Allahut dhe libri më i mirë i shpallur është pikërisht Kur'ani. Nga kjo kuptohet se fjalët dhe termat e përdorura në të janë më të qartat dhe më të mirat. Po kështu, edhe kuptimet e tij janë më madhështoret dhe më të rëndësishmet. Ajo është fjala më e mirë dhe, si e tillë, është më e mirë si në tekst, edhe në përmbajtje. Allahu e përshkruan atë si "muteshabihat" - i ngjashëm. Pra, ajetet dhe suret janë të ngjashme në bukurinë, renditjen dhe pastërtinë e tyre nga çdo kundërthënie e kontradiktë. Kundërshtitë dhe kundërthëniet nuk kanë vend në këtë libër. Sa më shumë të meditojë i urti në këtë libër, aq më shumë do të shohë një përputhshmëri dhe harmoni mahnitëse, madje edhe në ato raste kur duket i mjegullt. Kjo të mahnit dhe të krijon bindjen se ky libër mund të jetë thënë veçse nga Ai që është i Urtë dhe i Gjithëditur. Ky është kuptimi i fjalës "muteshâbihât" në këtë ajet. Për sa i përket ajetit: “Është Ai (Allahu) që ta zbriti ty (o Muhammed) Librin (Kur'anin). Në të ka ajete të qarta (muhkematun), të cilat janë baza e Librit. Në të ka ajete të tjera, që janë jo krejtësisht të qarta (muteshâbihât).” [Al Imrantij u rrëqethet mishi atyre që e kanë frikë Zotin e tyre. -
Kështu ndodh, sepse ky libër është i mbushur me kërcënime e paralajmërime, që ta frikësojnë shpirtin.Pastaj trupi dhe zemrat e tyre qetësohen kur përmendin Allahun. -
Ata qetësohen kur kujtojnë këto mesazhe shprese dhe inkurajuese. Kur'ani i nxit për punë të mira, por i kërcënon, që t'u largohen punëve të këqija.Ky (Libër)është udhëzimi i Allahut. Me të Ai udhëzon atë që do. -
Ky ndikim i çuditshëm në zemrat e të zgjedhurve është një mirësi e dhuruar nga Zoti. Kjo është një ndër dhuratat më të dukshme që Ai u jep atyre. Nëpërmjet një ndjenje të tillë që u sjell brenda zemrave, Zoti udhëzon robin në rrugën e drejtë dhe e bën të aftë të ecë në këtë rrugë. Megjithatë, ka mundësi që me përemrin tregues "Ky" të nënkuptojë Kur'anin, që Zoti e përshkruan me gjithë ato cilësi të mrekullueshme. Sipas këtij kuptimi, Kur'ani është vetë udhëzimi i Zotit. Nuk ka asnjë rrugë tjetër që të të çojë tek Zoti, përveç rrugës që ofrohet në këtë libër. Prandaj thuhet: "… me të cilin Ai udhëzon atë që do." Pra, nëpërmjet Kur'anit, Zoti e ndriçon, e bën robin që Ai dëshiron të denjë për të jetuar sipas tij dhe të përfitojë udhëzimin e plotë prej tij. Por cilët janë këta njerëz? Janë ata të cilët kanë qëllim të mirë dhe sinqeritet në kërkimin e së vërtetës, siç thotë një ajet tjetër: "Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu udhëzon nëpërmjet tij në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë, me lejen e Tij. Ai i udhëzon ata në rrugë të drejtë." [Maide 15, 16].E atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë. -
Sepse e vetmja rrugë për të gjetur Zotin dhe për ta kënaqur Atë është që Ai të të bëjë të denjë për diçka të tillë dhe të ta mundësojë që sinqerisht të përkushtohesh për t'u ndriçuar dhe ndryshuar përmes Librit të Tij. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk ka asnjë rrugë tjetër për të gjetur udhëzimin e plotë e të vërtetë. E vetmja gjë që të pret është humbja e sigurt dhe dëshpërimi i përjetshëm.