Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 26 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 26 nga 75 • Shqip


فَأَذَاقَهُمُ اللَّهُ الْخِزْيَ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ 26
Përkthim:
Dhe, Perëndia u ka dhëna tyre ta shijojnë poshtërimin në këtë jetë, e dënimi i jetës tjetër është më i madh, sikur ta dinin ata (këtë)! Ez-Zumer 39:26
Tefsiri:

Allahu bëri që ata të përjetojnë poshtërimin në këtë jetë -

Me këtë dënim, ata u poshtëruan para Zotit dhe para krijesave dhe doli në shesh padrejtësia dhe ligësia e tyre.

por dënimi i jetës tjetër është edhe më i madh. Ah, sikur ta dinin! -

Prandaj, le të kenë kujdes dhe të marrin mësim edhe këta të sotmit, që e refuzojnë besimin e saktë dhe nuk besojnë në Muhamedin dhe Kur'anin, se edhe ata i pret i njëjti ndëshkim e poshtërim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 25 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 27