Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 27 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 27 nga 75 • Shqip


وَلَقَدْ ضَرَبْنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ مِنْ كُلِّ مَثَلٍ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ 27
Përkthim:
Dhe, me të vërtetë, u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kur’an për çdo gjë, për t’u këshilluar, Ez-Zumer 39:27
Tefsiri:

Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an shembuj për gjithçka, që ata të marrin mësim. -

Allahu i Lartësuar na tregon se na ka sjellë në Kur'an nga çdo lloj shembulli, përshkrime, dituri të dobishme dhe mësime të urta. Ai na ka sjellë shembuj të të mirëve dhe shembuj të punëkëqijve. Ai na ka sjellë shembuj ilustrues për teuhidin dhe për shirkun. Nëpërmjet shembujve, e vërteta qartësohet më shumë dhe bëhet më e kapshme. Urtësia e sjelljes së këtyre shembujve është që ata të marrin mësim, kur Ne ua qartësojmë të vërtetën, që të mësojnë atë që u bën dobi e të punojnë e jetojnë sipas saj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 26 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 28