Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 35 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 35 nga 75 • Shqip


لِيُكَفِّرَ اللَّهُ عَنْهُمْ أَسْوَأَ الَّذِي عَمِلُوا وَيَجْزِيَهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ الَّذِي كَانُوا يَعْمَلُونَ 35
Përkthim:
që Zoti t’ua mbulojë atyre veprimet më të këqia që i kanë bërë dhe t’i shpërblejë për veprat më të mira që i kanë bërë. Ez-Zumer 39:35
Tefsiri:

Allahu do t’i falë ata për të këqijat

(gjynahet)

që kanë bërë dhe do t’u japë shpërblimet më të mira për ato

(vepra të mira)

që kanë bërë. -

Veprat e njeriut janë tre llojesh: të këqija, të mira ose as të mira e as të këqija. Në llojin e fundit bëjnë pjesë të lejuarat ose ato vepra për të cilat nuk merr as shpërblim e as ndëshkim. Në punët e këqija bëjnë pjesë të gjitha llojet e gjynaheve, ndërsa si vepra të mira konsiderohen të gjitha ato që kryhen në bindje ndaj Allahut. Me këtë shtjellim, ajeti kuptohet më mirë. Kështu, ajeti: "Allahu do t’i falë ata për të këqijat që kanë bërë...", domethënë, që Allahu do t'ua falë dhe mbulojë gjynahet e vogla, për shkak të punëve të mira dhe përpjekjeve për të qenë të devotshëm. Kurse: "... do t’u japë shpërblimet më të mira për ato që kanë bërë", domethënë që do t'i shpërblejë për të gjitha punët e mira që kanë kryer në bindje ndaj Allahut. Në një ajet tjetër thuhet: "S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij." [Nisa 40].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 34 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 36