Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 36 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 36 nga 75 • Shqip


أَلَيْسَ اللَّهُ بِكَافٍ عَبْدَهُ ۖ وَيُخَوِّفُونَكَ بِالَّذِينَ مِنْ دُونِهِ ۚ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ 36
Përkthim:
A nuk i mjafton Zoti robit të Vet? E ata të frikojnë ty me zotëra, pos Tij (Perëndisë). Kë e shpie Perëndia në humbje për të ska kurrfarë udhëzuesi. Ez-Zumer 39:36
Tefsiri:

A nuk i mjafton Allahu

(si Mbrojtës)

robit të vet? -

Allahu është Bujar e Bamirës i Madh dhe kujdeset shumë për robin e Vet, që përpiqet t'i përmbushë adhurimet ndaj Tij, duke plotësuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave. Ai është mëse i mjaftueshëm në mbështetje të robit të Vet. Në mënyrë të veçantë, kujdesi dhe ndihma i është premtuar më të plotit në adhurimet që i përkushtoi Allahut, dhe ai është Muhamedi (a.s). Kështu, Allahu ka për t'i mjaftuar Muhamedit në çështjet e dynjasë, të fesë dhe të besimit të tij. Ai ka për ta ruajtur Profetin e Tij nga çdo e keqe që i kanoset.

Dhe ata të frikësojnë ty me zota të tjerë

(që i adhurojnë)

përveç Tij. -

Ata të frikësojnë nëpërmjet idhujve dhe putave, se do të godasin me ndonjë të keqe. Por kjo nuk është gjë tjetër veçse tregues i humbjes dhe devijimit të tyre.

Për ata që Allahu i lë të humbur nuk mund të ketë asnjë që t'i udhëzojë. -

Ata i ka lënë Zoti në humbje, prandaj nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 35 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 37