Dhe ata që Allahu i udhëzon, askush nuk mund t'i çojë në humbje. -
Allahu është Ai në dorën e të Cilit është i gjithë udhëzimi dhe humbja. Ajo që Ai dëshiroi që të jetë, është, dhe ajo që Ai nuk dëshiroi që të jetë, nuk është.A nuk është Allahu Ngadhënjimtari që ndëshkon me drejtësi? -
Atij i takon fuqia, pushteti dhe krenaria e plotë. Ai është Ngadhënjimtari, që me krenarinë dhe fuqinë e Tij të plotë ka nënshtruar çdo gjë. Me fuqinë dhe krenarinë e Tij, Ai largon çdo të keqe nga robërit e Tij. Allahu është ndëshkues i atyre që nuk i binden dhe refuzojnë t'i nënshtrohen, prandaj le të ruhen nga çdo gjë që sjell zemërimin dhe ndëshkimin e Tij.