Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 40 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 40 nga 75 • Shqip


مَنْ يَأْتِيهِ عَذَابٌ يُخْزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيْهِ عَذَابٌ مُقِيمٌ 40
Përkthim:
kë do ta arrijë dënimi poshtërues dhe kë do ta arrijë dënimi i përhershëm”. Ez-Zumer 39:40
Tefsiri:

“Më vonë do ta mësoni, se kujt do t’i vijë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të zbresë dënimi i përjetshëm!” -

Më vonë do ta mësoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë dhe kush do të ndëshkohet në dynja dhe në ahiret. Të mjerët ata që do t’i përpijë ai ndëshkim! Ky ndëshkim nuk ka për t'u larguar nga ata dhe nuk do t'u zbutet aspak, as për një çast të vetëm. Ky është një kërcënim shumë i madh për ta dhe ata e dinë mirë që e meritojnë ndëshkimin e përjetshëm. Ata e dinë shumë mirë këtë, por inati dhe padrejtësia në jetën e kësaj dynjaje ua zë sytë dhe i pengon në rrugën drejt imanit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 39 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 41