Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 41 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 41 nga 75 • Shqip


إِنَّا أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ لِلنَّاسِ بِالْحَقِّ ۖ فَمَنِ اهْتَدَىٰ فَلِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا ۖ وَمَا أَنْتَ عَلَيْهِمْ بِوَكِيلٍ 41
Përkthim:
Ne, ta kemi zbritur ty Librin (Kur’anin), për dobi të njerëzve, me të vërtetën; e kush shkon në rrugë të drejtë, ai e ka për dobi të vet, e kush e humbë këtë rrugë, ai humb në dëm të vet, e ti (o Muhammed), nuk je përgjegjës për punët e tyre. Ez-Zumer 39:41
Tefsiri:

Ne ta shpallëm ty librin me të vërtetën për

(të udhëzuar)

njerëzimin. -

Allahu i Lartësuar na njofton se ia shpalli Librin Profetit të Tij, dhe ky Libër përmban të vërtetën në lajmet që përcjell, në urdhëresat e ndalesat. Ai është lënda bazë e udhëzimit dhe ushqimi i vetëm i mjaftueshëm për këdo që dëshiron të arrijë kënaqësinë e Zotit dhe të shijojë lumturinë në vendin e nderimit dhe shpërblimit të përjetshëm. Ai është argumenti i pakundërshtueshëm për krijesat, pas të cilit askush nuk do të ketë më justifikim para Zotit, nëse nuk beson dhe nuk nënshtrohet.

Atëherë, kush drejtohet për në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete. -

Ai që ndriçohet nga drita e këtij libri dhe nënshtrohet të adhurojë Zotin përmes urdhëresave dhe rrugës së treguar në këtë libër, dobia e gjithë kësaj ka për t'iu kthyer tek vetvetja.

E kush largohet nga ajo, i bën dëm vetëm vetes. -

Ai i cili zhytet në humbje e mosbesim, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta dhe udha e Zotit, i bën dëm vetëm vetes dhe nuk ka për të dëmtuar aspak Allahun.

Dhe ti nuk je kujdestari i tyre. -

Ti nuk je përgjegjës për të ruajtur punët e tyre apo t'i marrësh në llogari për kryerjen ose jo të tyre. Madje, ti as nuk mundesh që t'i detyrosh ata për gjë. Ti je veçse një kumtues i qartë, që u përcjell atyre atë për të cilën je urdhëruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 40 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 42