Mos vallë kanë gjetur ndonjë ndërmjetësues për
(t'i afruar)tek Allahu? Thuaj: “Edhe pse ata nuk kanë asgjë në dorë e as nuk kuptojnë?!”. -
Ata të cilët i merrni për ndërmjetësues nuk zotërojnë asnjë thërrmijë pushteti në qiej dhe në tokë. Madje, ata nuk kanë as logjikë, që të kuptojnë ato që u thuhen. Atëherë, për çfarë mund të lëvdohen këto sende të ngurta, pemë, figura, e të vdekur?! A mund të thuhet se ai që shpreson ndërmjetësimin e tyre ka logjikë?! Sigurisht, këta janë njerëzit më injorantë dhe më të padrejtë.