Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 44 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 44 nga 75 • Shqip


قُلْ لِلَّهِ الشَّفَاعَةُ جَمِيعًا ۖ لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ 44
Përkthim:
Thuaju: “Vetëm për Perëndinë është i tërë ndërmjetësimi (mirësia); atij i takon pushteti i qiejve dhe i Tokës, e pastaj – tek Ai do të ktheheni”. Ez-Zumer 39:44
Tefsiri:

Thuaj: “Vetëm Allahut i takon i tërë ndërmjetësimi. -

Çdo çështje është në dorë të Allahut dhe Atij i frikësohet dhe i druhet çdo ndërmjetësues. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu pa lejen e Tij. Nëse Ai dëshiron që të mëshirojë dikë prej robërve të Tij, Ai i jep leje për ndërmjetësim dhe ia pranon ndërmjetësimin. Kështu, Ai i mëshiron të dy, edhe ndërmjetësuesin, edhe atë për të cilin ndërmjetësohet. Pastaj Allahu i Madhëruar e përforcon këtë fakt, duke thënë:

Në Dorë të Tij është Sundimi i qiejve dhe i tokës -

Gjithçka që ndodhet në qiej dhe në tokë, qoftë trupat, shpirtrat, cilësitë e veprat e tyre, janë pronë e Zotit dhe nën sundimin e Tij. Kështu, është mëse e logjikshme që ndërmjetësimin ta kërkojmë nga Ai i Cili e ka gjithçka nën sundimin e pushtetin e Vet dhe vetëm Atij t'i përkushtohesh me adhurim e me sinqeritet të plotë në realizimin e fesë së Tij.

dhe vetëm tek Ai do të ktheheni të gjithë. -

Atë ditë, Ai do të shpërblejë të sinqertët me shpërblime e nderime të shumta. Ndërsa atyre që i bëjnë shok do t'u japë një dënim që të këput çdo shpresë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 43 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 45