Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 45 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 45 nga 75 • Shqip


وَإِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَحْدَهُ اشْمَأَزَّتْ قُلُوبُ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ ۖ وَإِذَا ذُكِرَ الَّذِينَ مِنْ دُونِهِ إِذَا هُمْ يَسْتَبْشِرُونَ 45
Përkthim:
Kur përmendet vetëm Perëndia, neveriten zemrat e atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, ndërsa kur të përmenden ata (zotërat), përveç Perëndisë, ata menjëherë gëzohen. Ez-Zumer 39:45
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar na tregon gjendjen e idhujtarëve dhe atë çka idhujtaria kishte ndryshuar në shpirtrat e tyre. Ai thotë:

Kur përmendet Allahu, Ai që është Një dhe i Vetëm, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër mbushen me neveri

(e pakënaqësi). - Kur përmendej Zoti dhe urdhërohej që Ai të njësohej në adhurim dhe kur urdhërohej që të largoheshin nga adhurimi i gjithçkaje tjetër veç Tij, ata ndiheshin shumë keq, e prisnin me urrrejtje, e madje shprehnin neveri për të gjithë këto urdhëresa.

Por, kur përmenden të tjerë, përveç Tij, ja, ata mbushen me gëzim. -

Por kur përmendeshin idhujt ose kur dikush i ftonte për të adhuruar idhujt, ata gëzoheshin, sepse idhujtaria u shkonte pas dëshirave të tyre. Kjo është gjendja më e shëmtuar, në të cilën mund të gjendet një njeri. Por le ta dinë se premtimi për ta është Dita e Gjykimit, kur do të shpërblehen me drejtësi për të gjithë veprat që kanë bërë. Atëherë do të shohin a do t'u sjellin ndonjë dobi idhujt e tyre apo jo. Atëherë le t'u luten dhe të shohin se do t'u përgjigjen apo jo.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 44 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 46