Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 57 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 57 nga 75 • Shqip


أَوْ تَقُولَ لَوْ أَنَّ اللَّهَ هَدَانِي لَكُنْتُ مِنَ الْمُتَّقِينَ 57
Përkthim:
Ose të thotë: “Sikur Perëndia të më kishte udhëzuar, do të isha bërë nga të mirët!” Ez-Zumer 39:57
Tefsiri:

Ose të thotë: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu

(në rrugë të drejtë)

, unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve.” -

Askush të mos thotë: Ah, sikur Allahu të më udhëzonte dhe të isha nga ata që i druheshin zemërimit të Tij. Ah, sikur të isha nga ata që i shpëtuan dënimit dhe merituan shpërblimin!” Ky është një kuptim i ajetit. Por mund të kuptohet edhe kështu: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë), unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve. Sipas këtij kuptimi, ata arsyetohen padrejtësisht se ishte caktimi i Zotit që i bëri të mos besonin, dhe ky është sigurisht një arsyetim i padrejtë. Ditën e Gjykimit do të jetë i pavlefshëm çdo arsyetim i padrejtë. Prandaj kuptimi i parë është më i pranueshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 56 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 58