Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 58 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 58 nga 75 • Shqip


أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى الْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِي كَرَّةً فَأَكُونَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ 58
Përkthim:
Ose të thotë, kur ta sheh dënimin: “Sikur të ishte e mundshme për t’u kthyer edhe një herë (në këtë botë), e të bëhem prej të mirëve!” Ez-Zumer 39:58
Tefsiri:

Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë

(në dynja)

unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” -

Kur ta shikojnë dënimin dhe të binden tërësisht se nuk do të mund të shpëtojnë, atëherë secili prej tyre do të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë (në dynja) unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” Por Allahu i Madhëruar tregon se këto kërkesa janë të papranueshme dhe kurrë nuk kanë për t'u vlejtur. Madje, ato janë të pavërteta dhe jo të sinqerta, sepse edhe nëse do të kthehej sërish në dynja, ai njeri nuk do të ndryshonte. Pas qartësimit të parë, Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 57 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 59