Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 59 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 59 nga 75 • Shqip


بَلَىٰ قَدْ جَاءَتْكَ آيَاتِي فَكَذَّبْتَ بِهَا وَاسْتَكْبَرْتَ وَكُنْتَ مِنَ الْكَافِرِينَ 59
Përkthim:
(Atij i thuhet): “Me të vërtetë, të ka ardhur dokumenti Im (Kur’ani), e ti e konsiderove të rrejshëm atë, u bëre mendjemadh (nuk e ke përfillur dhe ishe jobesimtar)”. Ez-Zumer 39:59
Tefsiri:

Jo. Ty të patën ardhur argumentet e Mia ... -

Ajetet e Allahut të Madhëruar kanë ardhur të qarta dhe qartësuese të gjithçkaje, duke mos lënë asnjë dyshim rreth të vërtetës, por:

dhe ti i përgënjeshtrove ato, u tregove kryeneç... -

Ti u tregove kryeneç e mendjemadh dhe nuk i pasove argumentet e Zotit.

dhe u bëre prej atyre që e mohojnë Besimin

(e vërtetë). - Lutja për t'u kthyer në dynja është e padobishme. I Madhëruari thotë: "Atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë." [El en'am 28].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 58 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 60