Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 64 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 64 nga 75 • Shqip


قُلْ أَفَغَيْرَ اللَّهِ تَأْمُرُونِّي أَعْبُدُ أَيُّهَا الْجَاهِلُونَ 64
Përkthim:
Thuaju atyre: “Vallë, a ju po më urdhëroni që të adhuroj dike tjetër, përveç Zotit, o injorantë!” Ez-Zumer 39:64
Tefsiri:

Thuaj: “O ju të paditur! Mos vallë po më urdhëroni të adhuroj dikë tjetër veç Allahut?” -

Thuaju, o i Dërguar, këtyre injorantëve, të cilët të ftojnë që të adhurosh dikë tjetër veç Allahut: “O ju të paditur! Mos, vallë, po më urdhëroni të adhuroj dikë tjetër veç Allahut?” Pra, thuaju atyre këto fjalë, duke i bërë të kuptojnë se kjo ftesë që po të bëjnë është produkt i injorancës së tyre. Nëse do ta dinin se Allahu është i Plotë dhe Absolut në çdo drejtim dhe se Ai është i vetmi Dhurues i të gjitha mirësive, do ta kuptonin se Ai është i vetmi që meriton të gjitha adhurimet. Çdo gjë tjetër është e mangët, e dobët dhe nevojtare në çdo aspekt. Ata nuk mund të sjellin as dëm as dobi. Atëherë, si mund të propozojnë për të rënë në një injorancë dhe krim të tillë?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 63 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 65