Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 65 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 65 nga 75 • Shqip


وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ 65
Përkthim:
Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (pejgamberëve) që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Perëndisë shok, me siguri do të të humbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar”. Ez-Zumer 39:65
Tefsiri:

Ty, dhe atyre

(që u dërguan)

para teje, të është shpallur se: “Nëse do t'i bëje shok Allahut, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe ti do të ishe prej të humburve.” -

Shirku i asgjëson të gjitha punët. Ai shkatërron gjendjen e njeriut, dhe ky mesazh u është dhënë të gjithë profetëve të Zotit. Në suren En'am, pasi përmend një numër profetësh, Allahu i Madhëruar thotë: "Ky është udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre." [En'am 88]. Dhe nëse të asgjësohen të gjitha veprat, atëherë "do të jesh prej të humburve." Pra, nga ata që shkatërrojnë fenë dhe ahiretin e tyre. Me shirk shkatërrohen punët dhe bëhet i meritueshëm ndëshkimi i përjetshëm dhe zemërimi i Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 64 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 66