Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 66 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 66 nga 75 • Shqip


بَلِ اللَّهَ فَاعْبُدْ وَكُنْ مِنَ الشَّاكِرِينَ 66
Përkthim:
(Mos adhuro idhujt), por adhuro vetëm Perëndinë dhe bëhu falenderues! Ez-Zumer 39:66
Tefsiri:

“Prandaj, vetëm Allahun adhuroje dhe ji mirënjohës!” -

Duke qenë se injorantët ftojnë në shirk dhe Allahu i Madhëruar na tregon për shëmtinë dhe dënimin e madh të tij, Ai e urdhëron Profetin e Tij të dashur për sinqeritet, duke thënë: "Prandaj, vetëm Allahun adhuroje! Bëhu i sinqertë në adhurimet që i përkushton Allahut si një i vetëm e i pashoq.” Pastaj jep një porosi tjetër të rëndësishme: "... ji mirënjohës!" Bëhu mirënjohës për Allahun, sepse është Ai që ta bëri mbarë për të besuar me sinqeritet. Ashtu siç duhet ta falënderosh Allahun e Madhëruar për mirësitë e kësaj dynjaje, si shëndeti trupor e mendor, pasuria etj., po kështu duhet t'i shprehësh mirënjohjen dhe ta përlëvdosh pa pushim për mirësitë fetare dhe të besimit. Në fakt, vetëm mirësitë e besimit janë reale dhe të vërteta. Nëse mediton se ato vijnë prej Allahut dhe përpiqesh të tregosh mirënjohjen ndaj Tij për ato, kjo të shëron dhe të ruan nga sëmundja e vetëkënaqësisë dhe vetëpëlqimit, që i trazon shpirtrat e shumë njerëzve aktivë. Kjo ndodh për shkak të injorancës së tyre. Nëse njeriu arrin të kuptojë realitetin e gjendjes së tij, kurrë nuk do të lëvdohej dhe vetëkënaqej me ndonjë mirësi që i është dhënë e që, në fakt, e ngarkon që ai të jetë edhe më shumë mirënjohës për të.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 65 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 67