Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 68 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 68 nga 75 • Shqip


وَنُفِخَ فِي الصُّورِ فَصَعِقَ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَنْ شَاءَ اللَّهُ ۖ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخْرَىٰ فَإِذَا هُمْ قِيَامٌ يَنْظُرُونَ 68
Përkthim:
Dhe fryhet në Sur (Buri), e vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, do të mbesin vetëm ata që do Perëndia; pastj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin (çka do të ndodhë). Ez-Zumer 39:68
Tefsiri:

Kur t'i fryhet Surit do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu

(të mos vdesin). - Ai është një bri i madh, që askush veç Krijuesit nuk ia di madhështinë, ose mund të dinë edhe ata melekë që Zoti ua ka treguar. Israfili është meleku që do t'i fryjë bririt. Ai është një nga melekët më të afërt të Zotit dhe njëri prej mbajtësve të Fronit. Pasi t’i fryjë bririt, ai do të rrëzohet pa ndjenja ose do të vdesë, sipas dy mendimeve të njohura. Allahu i lartësuar thotë: "…do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin)." Kur të dëgjojnë zërin e bririt, ata do të bien poshtë, nga madhështia dhe fortësia e atij zëri dhe nga frika e asaj që pritet të ndodhë më pas. Por Allahu i Madhëruar thotë: "...përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin)." Këta janë ata që Allahu i forcon të mos bien kur t'i fryet surit, si shehidët ose disa prej tyre etj. Kjo është fryrja e parë, që bëhet për vdekjen ose siç quhet ‘Fryrja e Tmerrit.’

Pastaj do t'i fryhet atij për së dyti, -

Kjo është fryrja e dytë ose Fryrja e Ringjalljes.

dhe ja, të gjithë do të qëndrojnë në këmbë duke pritur

(urdhrin e Zotit). - Ata do të ngrihen nga vendet e tyre për ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Zotit. Ata dalin jashtë varrit të plotësuar me trup dhe me shpirt, por sytë i kanë të shqyer nga tmerri. Ata shikojnë sipër tyre të tmerruar, duke pritur (urdhrin e Zotit) se çfarë do të bëjë Zoti me ta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 67 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 69