Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 69 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 69 nga 75 • Shqip


وَأَشْرَقَتِ الْأَرْضُ بِنُورِ رَبِّهَا وَوُضِعَ الْكِتَابُ وَجِيءَ بِالنَّبِيِّينَ وَالشُّهَدَاءِ وَقُضِيَ بَيْنَهُمْ بِالْحَقِّ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 69
Përkthim:
Dhe Toka do të shndëritet me dritën e Zotit të vet dhe do të vendoset libri, do të sillen pejgamberët dhe dëshmitarët dhe do të gjykohen ata me drejtësi, e nuk do t’u bëhet asgjë e pa drejtë; Ez-Zumer 39:69
Tefsiri:

Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj -

Nga kjo kuptohet se të gjitha llojet e ndriçimit në tokë do të zhduken Ditën e Gjykimit. Kështu do të ndodhë, sepse Allahu na ka treguar se Dielli do të mbështillet e shuhet, Hëna do të humbasë dritën e saj, ndërsa yjet do të rrëzohen e shuhen. Ditën e Ringjalljes, Toka do të ndriçohet nga drita e Zotit të saj, kur Ai të shfaqet dhe të zbresë për të gjykuar me drejtësinë e Tij. Atë ditë, Allahu do t'i ngjallë njerëzit nga varret dhe do t'i bëjë që të shohin këtë dritë dhe të mos digjen. Madje, besimtarëve do t'u mundësohet të shohin Zotin e tyre. Kjo ndodh, sepse Allahu ua mundëson. Sikurse na njofton Profeti (a.s), drita e Allahut është madhështore, aq sa nëse Allahu do ta zbulonte atë në këtë dynja, atëherë drita e fytyrës së Tij do të digjte gjithçka.

dhe Libri

(i veprave)

do të hapet. -

Ky është libri i veprave, që do të vendoset dhe shpërndahet për të lexuar veprat e mira dhe ato të këqija, siç ka thënë i Lartësuari: “Kur libri (i punëve)t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër, të madhe apo të vogël, pa e shënuar?” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt." [Kehf 49]. Nga drejtësia e madhe, çdo njeriu do t'i thuhet atë ditë: “Lexoje librin tënd! Sot mjafton të jesh vetë gjykues i vetvetes”. [Isra 14]. Atë ditë do të sillen edhe profetët për t'u pyetur: a e kumtuan Shpalljen e Zotit?

Atëherë do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët. -

Profetët do të pyeten edhe për popujt e tyre, se si ju përgjigjën ftesës së Allahut. Përveç profetëve, do të pyeten edhe dëshmitarë të tjerë, si melekët, gjymtyrët e njeriut, toka ku njeriu ka vepruar të mirat dhe të këqijat e tij, etj.

Mes robërve do të gjykohet me të vërtetën dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. -

Atë ditë do të gjykohet me drejtësi dhe barazi absolute, sepse është gjykimi i Atij që nuk bën asnjë padrejtësi dhe Ai është i gjithëpërfshirës me diturinë e Tij. Ai e ka shkruar çdo punë të robërve në librin ku është shkruar gjithçka, pra, në Leuhi Mahfudh. Veprat e robërve janë të shkruara edhe në shkrimet dhe regjistrat e melekëve të nderuar e besnikë, që kurrë nuk e thyejnë urdhërin e Allahut. Për këto vepra dëshmojnë edhe dëshmitarët më të drejtë, e mbi të gjitha, Ai që gjykon është Allahu i Lartësuar, i Cili i di hollësisht masën dhe gradën e punëve të kryera nga robërit dhe meritën e shpërblimit ose ndëshkimit për çdo punë dhe punues.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 68 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 70