Po të mos ishte Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të kishin tentuar të të devijonin. -
Dijetarët e tefsirit kanë treguar shkakun e shpalljes së këtyre ajeteve. Kështu, dikush kreu një vjedhje në Medinë. Më pas, kur dyshoi se mund të ishte pikasur nga njerëzit, ai, prej frikës nga demaskimi, e hodhi sendin e vjedhur në oborrin e një shtëpie tjetër, që nuk kishte lidhje me vjedhjen. Fisi i hajdutit shkuan te Profeti dhe kërkuan prej tij që të shpallte publikisht pafajësinë e tyre dhe se vjedhësi ishte ai në shtëpinë e të cilit u gjend sendi i vjedhur. Profeti (a.s.) gati e plotësoi kërkesën e tyre, por ajetet nuk vonuan të shpallnin të vërtetën. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e ruajti Profetin e Tij të mos bëhej mbështetës i padrejtësisë dhe të mos largohej nga e vërteta. Devijimi nga e vërteta është dy llojesh: devijim në dituri, duke mos e njohur të vërtetën, dhe devijim në veprimtari, duke punuar pa patur dije nga Zoti. Allahu i Lartësuar e ruajti Profetin (a.s.) nga të dyja këto lloje të devijimit. Ai na njoftoi se kurthet e tyre goditën dhe dëmtuan vetëm ata, ashtu sikurse ndodh me çdo intrigant e tradhtar. I Lartësuari thotë:Por ata nuk devijojnë asnjë, veç vetes së tyre, dhe nuk mund të të dëmtojnë ty aspak. -
Nëpërmjet kësaj intrige, ata nuk mundën t’ia arrinin qëllimit të tyre. Përkundrazi, ata dështuan, u turpëruan, u mbushën me gjynahe dhe u privuan nga mirësitë. Ruajtja dhe përkujdesja e Allahut të Lartësuar për Profetin (a.s.) ishte një mrekulli. Ai jo vetëm që i dhuroi dije e urtësi të Dërguarit të Vet (a.s.), por edhe e udhëzoi dhe e ndihmoi që të punonte me atë dije madhështore, duke zbatuar urdhrat e Tij. Për mirësinë e diturisë dhe të urtësisë, i Lartësuari thotë:Allahu të shpalli ty Librin dhe Urtësinë e të mësoi atë që nuk e dije. -
Ai të shpalli ty Kur’ânin dhe Urtësinë, që sqarojnë çdo gjë dhe ku ndodhen njohuritë e të parëve dhe të fundit. Për kuptimin e fjalës “Urtësi” janë dhënë dy mendime:Mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe. -
Mirësitë që Allahu i Lartësuar i fali Muhamedit (a.s)janë më të mëdha se çdo mirësi tjetër që Ai u ka dhënë krijesave. Ato janë vërtet të panumërta.