Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 112 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 112 nga 176 • Shqip


وَمَنْ يَكْسِبْ خَطِيئَةً أَوْ إِثْمًا ثُمَّ يَرْمِ بِهِ بَرِيئًا فَقَدِ احْتَمَلَ بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا 112
Përkthim:
Kush bën ndonjë mëkat me hapir (pa qëllim) ose me qëllim, pastaj ia mvesh të pafajshmit, atëherë ai ka ngarkuar në vete një shpiftje dhe sheshazi ka bërë mëkat. En-Nisa 4:112
Tefsiri:
Kush bën një gabim ose gjynah, e pastaj ia hedh atë një të pafajshmi, në të vërtetë, është ngarkuar me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë. -

Kushdo që bën një gabim të madh apo të vogël, dhe pastaj akuzon për këtë faj dikë tjetër, që është i pafajshëm, ai është ngarkuar me fajin e shpifjes e me gjynah të qartë. Ai e ka ngarkuar veten me gjynahun e shpifjes kundër një të pafajshmi dhe ka bërë një vepër të rëndë për të merituar ndëshkimin. Kjo tregon se një vepër e tillë konsiderohet si një nga gjynahet e mëdha dhe shkatërruese. Ajo përmban në vetvete disa të këqija, si: kryerja e gjynahut, akuzimi i një të pafajshmi, mashtrimi, pretendimi i pafajësisë në mënyrë të padrejtë dhe ndëshkimi i padrejtë i një të pafajshmi. Përveç kësaj, është edhe cënim i figurës së të pafajshmit në shoqëri. Këto janë padrejtësi të shëmtuara, që sjellin probleme të mëdha në shoqëri. E lusim Allahun të na ruajë nga çdo e keqe! Më pas, Allahu i Lartësuar tregon mirësinë e madhe me të cilën Ai e dalloi Profetin e Tij, duke e ruajtur nga çdo devijim e padrejtësi të provokuar nga zullumqarët. Ai thotë:
Shko te videoja e plotë e sures