Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 132 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 132 nga 176 • Shqip


وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ وَكِيلًا 132
Përkthim:
Të Perëndisë janë të gjitha çka gjenden në qiej dhe në Tokë. Perëndia është i mjaftueshëm për udhëheqjen e të gjithave. En-Nisa 4:132
Tefsiri:

Të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Mjafton që Allahu është Mbrojtësi

(e Kujdestari)

juaj! -

Këtu i Lartësuari flet për përfshirjen në pushtetin e Tij të gjithçkaje në qiell dhe në tokë dhe për faktin se Ai është Mbrojtësi e Kujdestari, që kujdeset për çdo çështje, me dijen dhe urtësinë e Tij absolute. Kujdestari i një çështjeje duhet të jetë i ditur për atë çështje dhe të ketë fuqinë e pushtetin për ta përmbushur atë në formën e duhur dhe me urtësi. Çdo mangësi në dije, pushtet dhe urtësi është dobësi e kujdestarit, ndërsa Allahu është i pastër nga çdo mangësi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 131 E ardhshme En-Nisa • Ajet 133