Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 133 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 133 nga 176 • Shqip


إِنْ يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ أَيُّهَا النَّاسُ وَيَأْتِ بِآخَرِينَ ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ قَدِيرًا 133
Përkthim:
E, nëse don (Ai), ju shporr juve or njerëz, e i bie (një palë) të tjerë. Perëndia ka fuqi për këtë. En-Nisa 4:133
Tefsiri:

Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju, o njerëz, e sjell të tjerë. Ai është Fuqiplotë ta bëjë këtë. -

Kuptimi: Allahu është i Pasuri, që nuk ka nevojë për ju. Ai është i Lavdëruari. Ai është i Plotpushtetshmi, që, nëse dëshiron t’ju zhdukë dhe të sjellë të tjerë, askush nuk mund ta kundërshtojë vendimin e Tij. Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju dhe sjell njerëz të tjerë, që të jenë të bindur dhe më të mirë se ju. Ky është një kërcënim i hapur për njerëzit që vazhdojnë të enden në kufër, duke i kthyer shpinën Zotit të tyre. Asgjë nuk e ndalon Zotin që t’i ndëshkojë ata, nëse vazhdojnë të mos i binden dhe ta mohojnë, por Ai i afatizon ata; i afatizon, por nuk i harron.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 132 E ardhshme En-Nisa • Ajet 134