Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 167 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 167 nga 176 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ قَدْ ضَلُّوا ضَلَالًا بَعِيدًا 167
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që kanë mohuar dhe kanë penguar njerëzit nga rruga e Perëndisë, ata kanë humbur larg prej udhës së drejtë. En-Nisa 4:167
Tefsiri:
Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi rreth shpalljeve të profetëve dhe në mënyrë të veçantë për shpalljen dhuruar Profetit të fundit, Muhamedit a.s. Ai dëshmoi për saktësinë dhe vërtetësinë e tyre. Po kështu kanë dëshmuar edhe melekët e Tij. Kjo tregon se shpalljet janë të vërteta, prandaj është detyrë që të pohohen, të besohet gjithçka e sjellë në to dhe të punohet dhe jetohet sipas tyre. Në ajetet në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon të gjithë ata që mohojnë shpalljet e Tij, duke thënë:

Ata që kanë mohuar dhe kanë penguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur shumë larg prej Udhës së Drejtë. -

Këta jo vetëm që e mohuan dhe refuzuan Shpalljen për veten e tyre, por penguan edhe të tjerët nga rruga e Zotit. Këta janë udhëheqësit e kufrit dhe ftuesit për në rrugën e humbjes. Në fakt, ata kanë humbur shumë larg prej udhës së drejtë. E kush mund të jetë më i humbur dhe devijuar sesa ai që ka humbur vetveten dhe devijon të tjerët, duke u ngarkuar me gjynahe të shumëfishuara?! Këta janë shumë larg nga e vërteta dhe nga falja e Zotit. Për ta, Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 166 E ardhshme En-Nisa • Ajet 168