Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 168 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 168 nga 176 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَظَلَمُوا لَمْ يَكُنِ اللَّهُ لِيَغْفِرَ لَهُمْ وَلَا لِيَهْدِيَهُمْ طَرِيقًا 168
Përkthim:
Ata që nuk besojnë dhe bëjnë zullum, Perëndia nuk i falë ata, as nuk do t’i udhëzojë në kurrfarë rruge, En-Nisa 4:168
Tefsiri:
Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë.... -

Kufri është padrejtësia më e madhe, por, megjithatë, Allahu i Madhëruar ka shtuar e ka thënë: “...dhe bëjnë padrejtësi...”. Kjo është bërë për të treguar se sa të thelluar dhe të shfrenuar kanë qenë në kufrin e tyre. Ata jo vetëm që kanë mohuar Zotin dhe gjithçka që duhej të besohej dhe të respektohej, por kanë bërë vepra të këqija dhe padrejtësi, të diktuara nga kufri i tyre, duke u zhytur thellë në të. Këta janë shumë larg faljes së Allahut të Lartësuar dhe udhëzimit në rrugën e drejtë, dhe kjo ndodh për shkak të veprave të tyre. Allahu i Lartësuar për ta thotë: “Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë”. Falja e Zotit dhe udhëzimi i Tij janë shumë larg tyre. Shkak për këtë u bënë vazhdimësia e tyre në kalimin e kufijve të Zotit dhe thellimi në kufrin e tyre. Njerëzve me të tilla cilësi Allahu i Lartësuar ua vulos zemrat dhe ua mbyll dyert e udhëzimit, duke i shpërblyer pikërisht me atë që kanë fituar me duart e tyre. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi asnjë njeriu. Ai thotë:

Dhe kjo për Allahun është e lehtë. -

Allahu i Lartësuar nuk u kushton asnjë lloj rëndësie atyre dhe as nuk i vështron, sepse ata nuk meritojnë të mirën. Ata meritojnë veçse atë që vetë e kanë zgjedhur.
Shko te videoja e plotë e sures