Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 30 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 30 nga 176 • Shqip


وَمَنْ يَفْعَلْ ذَٰلِكَ عُدْوَانًا وَظُلْمًا فَسَوْفَ نُصْلِيهِ نَارًا ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرًا 30
Përkthim:
E, kushdo prej jush që e bën këtë nga armiqësia dhe dhuna, ndaj tjetrit, Na padyshim do ta hedhin në zjarr. Kjo, për Perëndinë është shumë lehtë. En-Nisa 4:30
Tefsiri:

Këdo prej jush që i bën këto gjëra armiqësisht dhe padrejtësisht, Ne do ta hedhim në Zjarr, dhe kjo është e lehtë për Allahun. -

Ata që cenojnë dhe rrezikojnë jetën dhe pasurinë e tjetrit pa të drejtë dhe me vetëdije të plotë, ata janë të kërcënuar. Kush bën të tilla gjëra jo nga padituria apo nga harresa, Allahu i Lartësuar ka për ta hedhur në një Zjarr të madh, dhe kjo është shumë e thjeshtë për Allahun.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 29 E ardhshme En-Nisa • Ajet 31