Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 31 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 31 nga 176 • Shqip


إِنْ تَجْتَنِبُوا كَبَائِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُمْ مُدْخَلًا كَرِيمًا 31
Përkthim:
Në qoftë se ju i shmangeni gabimeve të mëdha, që u janë ndaluar juve, Na do t’ju mbulojmë gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiejmë në (një) vend të mrekullueshëm (në xhennet). En-Nisa 4:31
Tefsiri:

Nëse largoheni prej gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gjynahet tuaja dhe do t’ju çojmë në një vend nderi. -

Nga bujaria, mëshira dhe bamirësia e Allahut të Lartësuar për robërit e Tij besimtarë, Ai u premtoi se, nëse ata u largohen gabimeve të mëdha, Ai do t’ua mbulojë dhe falë gabimet më të vogla, do t’i fusë në Xhenet, ku ka mirësi që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe asnjë zemër nuk i ka imagjinuar. Pra, Allahu i Lartësuar na porosit që t’u largohemi gjynaheve të mëdha. Prej gjynaheve të mëdha është edhe mos kryerja e detyrimeve të Zotit, lënia e të cilave konsiderohet si gjynah i madh, si moskryerja e pesë kohëve të namazit, e namazit të xhumasë, agjërimit të Ramazanit etj., sikurse thotë edhe Profeti (a.s.): “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan fshijnë gjynahet mes tyre, nëse robi u largohet gjynaheve të mëdha.” Por çfarë është gjynahu i madh? Përkufizimi më i mirë i dhënë është: Çdo gjynah për të cilin Sheriati ka përcaktuar dënim penal në këtë dynja ose kërcënim në ahiret, ose çdo gjynah që asgjëson imanin, ose që sjell mallkim apo zemërim të Allahut ndaj vepruesit të tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 30 E ardhshme En-Nisa • Ajet 32