Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 70 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 70 nga 176 • Shqip


ذَٰلِكَ الْفَضْلُ مِنَ اللَّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ عَلِيمًا 70
Përkthim:
Kjo dhunti është nga Perëndia, e mjafton që Perëndia është dijtës i çdo gjëje. En-Nisa 4:70
Tefsiri:

Ky është shpërblimi që vjen prej Allahut -

Pra, shoqërimi me ta në Xhenet do të jetë një lumturi e madhe. Atje do të qëndrojnë përjetësisht pranë Zotit të botëve. Kjo është një dhuratë pikërisht nga Zoti i Lartësuar. Është Ai që u jep sukses dhe i ndihmon që të jenë të tillë dhe, pas kësaj, u dhuron shpërblim të shumëfishuar nga bujaria dhe mëshira e Tij, shpërblim të cilin kurrë nuk do ta arrinin me punën e tyre.

dhe mjafton që Allahu Di gjithçka. -

Kjo është një këshillë dhe nxitje që të përpiqemi maksimalisht për plotësimin e porosive të Zotit, në mënyrë që Ai të na përforcojë në këtë rrugë. Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur dhe i Urtë. Ai e di se cilët meritojnë shpërblim të madh, domethënë se cilët punojnë të mbështetur në dije dhe në fe të saktë dhe cilët punojnë me sinqeritet, për të kënaqur Krijuesin e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 69 E ardhshme En-Nisa • Ajet 71