O ju që keni besuar! Rrini në gatishmëri dhe dilni grup pas grupi ose të gjithë së bashku! -
Kuptimi: Jini të gatshëm që të nisni luftën, qoftë në formë skuadrash të vogla, qoftë të gjithë së bashku, në varësi të nevojës dhe dobisë së Islamit dhe muslimanëve. Ky ajet është i ngjashëm me një ajet tjetër, ku thuhet: “Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni, përfshirë kuajt e luftës, në mënyrë që t'i fusni tmerrin armikut të Allahut dhe armikut tuaj, si dhe të tjerëve, të cilët mund të mos i dini, por të cilët i di Allahu. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet aspak padrejtësi.” [El enfal 60]. Pastaj Allahu i Lartësuar na flet rreth atyre që kanë iman të dobët e të cilët tregohen të plogësht ndaj luftës në rrugën e Tij. Ai thotë: